Liverpul, 14 vjet pritje për të fituar Champions League


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Liverpool triumfoi përballë Tottenham në finalen e madhe të Champions League, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Një ndeshje plot emocion dhe drithërima, për të kuqtë shkaktoi lotë gëzimi. Fituesit e Champions League plot krenari ngritën kupën në këtë finale të madhe. Djemtë e Kloop e treguan veten në mënyrën më të mirë të mundshme.  Tashmë Liverpooli feston trofeun e gjashtë të Champions League, duke u ngjitur në vendin e tretë, pas Realit me 13 dhe Milanit me 7 trofe, e duke lënë Bayern Munchen e Barcelonën në kuotën e 5 kupave. Shikoni më poshtë fotot në momentin festiv të Liverpool.