Pas diskutimeve maratonë prej ditës së premte, Partia Socialiste i dha fund dilemave se kush do të jenë kandidatët që do të garojnë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Asambleja socialiste e mbledhur mëngjesin e sotëm zyrtaroi 59 kandidatët e PS për zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit. Vangjush Dako, pas tre mandatesh në Bashkinë e Durrësit, nuk do rikandidojë më. Në vend të tij është caktuar drejtoresha e Tatimeve të këtij qyteti, Valbona Sako. Në Shijak do të kandidojë Elton Arbana. Kandidati i Rrogozhinës do të jetë Haxhi Molla dhe në Vorë Agim Kajmaku. Në Kurbin Majlinda Cara dhe në Kavajë Redi Kraja. Ndërkohë bie në sy kandidimi për kryebashkiak i aktorit të humorit, Erion Isai për Bashkinë e Kolonjës.
Ditën e djeshme është konfirmuar edhe Dritan Leli në Vlorë pavarësisht se për të pati jo pak spekulime bazuar në sondazhet e bëra për rikonfirmimin e tij ku qytetarët shpreheshin të zhgënjyer për punën e tij në 4-vjeçarin që po mbyllet. Emrat e kandidatëve të mësipërm dhe bashkitë ku ata do të kandidojë, ishin çëshjet që kishin hapur debat në mbledhjen e Asamblesë dhe Kryesisë së PS.
Ndërkohë që në Dibër është vendosur të kandidojë Dionis Imeraj, ndonëse emri i përfolur ishte ai i deputetes Reme Lala dhe një rikonfirmimi të mundshëm të kryebashkiakut aktual, Muharem Rama. Sa i takon dy bashkive minoritare, Pustecit dhe Finiqit, PS do t’ua lërë aleatëve.
Më herët janë konfirmuar emrat e kandidatëve për disa bashki duke nisur nga rikonfirmimi i Erion Veliajt në Tiranë, Armando Subashit në Fier, Sotiraq Filos në Korçë, Pjerin Ndreu lë mandatin e deputetit për Bashkinë e Lezhës, në Kukës shkon Safet Gjici, në Elbasan do kandidojë Glendion Llatja, në Shkodër prefekti aktual, Valdrin Pjetri, në Berat Ervin Demo dhe në Gjirokastër, Flamur Golemi.
ELBASAN
1.Elbasan Gledian Llatja
2.Belsh Arif Tafani
3.Cërrik Andi Salla
4.Gramsh Klodian Taçe
5.Librazhd Kastriot Gurra
6.Peqin ? (Nuk eshte vendosur)
7.Përrenjas Nuri Belba
FIER
1.Fier Armando Subashi
2.Lushnjë Fatos Tushe
3.Divjakë Fredi Kokoneshi
4.Patos Rajmonda Balilaj
5.Mallakastër Qerim Ismaili
6.Roskovec Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
1.Gjirokastër Flamur Golemi
2.Tepelenë Tërmet Peçi
3.Këlcyrë Klemend Ndoni
4.Libohovë Luiza Mandi
5.Memaliaj E papërcaktuar
6.Përmet Alma Hoxha
7.Dropull Dhimitër Tola
SHKODËR
1.Shkodër Valdrin Pjetri
2.Fushë-Arrëz Fran Tuci
3.Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4.Pukë Gjon Gjoni
5.Vau i Dejës Mark Babani
DURRËS
1.Durrës Valbona Sako
2.Krujë Artur Bushi
3.Shijak Elton Arbana
LEZHË
1.Lezhë Pjerin Ndreu
2.Kurbin Majlinda Cara
3.Mirditë Ndrec Deda
BERAT
1.Berat Ervin Demo
2.Kuçovë Sybi Shehu
3.Poliçan Adriatik Zotkaj
4.Skrapar Adriatik Mema
5.Ura Vajgurore Juliana Memaj
TIRANË
1.Tiranë Erjon Veliaj
2.Vorë Agim Kajmaku
3.Kamëz Rakip Suli
4.Kavajë Redi Kraja
5.Rrogozhinë Haxhi Molla
KORCË
1.Korçë Sotiraq Filo
2.Devoll E papërcaktuar
3.Kolonjë Erjon Isai
4.Maliq Gëzim Topçiu
5.Pogradec Ilir Xhakolli
6.Pustec e papercaktuar
KUKËS
1.Has Liman Morina
2.Kukës Safet Gjici
3.Tropojë Rexhë Biberaj
DIBËR
1.Bulqizë Lefter Alla
2.Dibër Dionis Imeraj
3.Klos llmi Hoxha
4.Mat Agron Malaj
VLORË
1.Vlorë Dritan Leli
2.Konispol Shuaip Beqiri
3. Sarandë Ardian Gurma
4. Selenicë Simbol Preza
5. Delvinë Majlinda Qilimi
6. Himarë Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço