Tani që Flamur Golemi do të kandidojë për Bashkinë Gjirokastër normalisht që do duhet të dorëzojë mandatin e deputetit. Pas tij në listën shumëemërore të PS-së në qarkun Gjirokastër vjen Laert Duraj.
Burime të Argjirolajm.net thonë se Duraj pritet të refuzojë marrjen e mandatit duke vijuar drejtimin e Postës Shqiptare. Pas tij në listë është Artemis Malo, zv.ministrja e Jashtme.
Në rast se ajo do të pranojë mandatin e deputetit do duhet që të heqë dorë nga posti si zv.ministre. Kjo mbetet për t’u qartësuar në ditët e ardhshme.
Lista vijon më pas me Matilda Çelën, e cila ka mundësi të hyjë në Kuvend nëse edhe Artemis Malo refuzon mandatin njësoj si Laert Duraj. Aktualisht Çela drejton gjimnazin ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë.
©argjiroja.net