Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim në qytetin e Memaliajt një ditë më parë në kuadër të turit të llogaridhënies që ministrat kanë nisur në mbarë vendin. Ajo ndau me banorët disa prej reformave të realizuar nga qeveria në sektorin e arsimit, teksa theksoi edhe njëherë nevojën për distancimin e politikës nga arsimi. Nikolla përmendi si shembull suksesi përzgjedhjen e mësuesve të shkollave përmes portalit, si dhe theksoi vendosmërinë e qeverisë për të rritur mesataren e pranimit në maturantëve në universitet. Ministrja shoqërohej në këtë takim nga kolegia Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e qarkut, kryebashkiaku Durim Roshi dhe drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, i cili ka qenë kandidat për deputet në këtë zonë gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.
©ArgjiroLajm.net