Libohovë, organizohet panairi për agroturizmin (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një ditë më parë u organizua në Libohovë panairi “Libohova, Kulturë dhe Agroturizëm”. Tregtarë, fermerë dhe biznese të tjera të zonës prezantuan produktet e tyre në stendat e ngritura përballë sarajeve të Myfid Bej Libohovës. Të pranishëm ishin edhe drejtues të ndryshëm të insitucioneve lokale në Gjirokastër. Gjatë fjalës përshëndetëse, kryebashkiakja Luiza Mandi tha se synimi është që këtë panair ta organizojmë çdo vit në Ditën Botërore të Turizmit.

“Këtë vit kishim edhe mbështetjen e projektit “Bashkitë për Europën”, financuar nga BE. Pasuritë natyrore dhe kultutore, por edhe gatimet tradicionale janë një kombinim fantastik për të tërhequr gjithnjë e më shumë turistë. Dhe në fakt këtë e kemi parë nga vitit në vit. Gjithnjë e më shumë vizitorë mbërrijnë në Libohovë për të parë monumentet tona, për të shijuar ushqimet karakteristike apo edhe enkas për të blerë produkte të ndryshme të zonës si djathi, vera, mjalti, rakia, çaji, trahanaja etj”, u shpreh Mandi gjatë fjalës përshëndetëse në hapje të panairit.  

©ArgjiroLajm.net