Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga Tepelena. Ai është Ronaldo Beca, 20 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Tepelenë – Veliqot, në vendin e quajtur “Tuneli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, me targa TR 5246 J.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291i Kodit Penal.