Lëvizje tek PS-ja, Damian Gjiknuri zëvendëson deputetin e Gjirokastrës në Komisionin për Reformën Zgjedhore


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pas shkarkimit si Ministër i Energjitikës dhe i Tranporteve Damian Gjiknurit i është caktuar një detyrë e re nga Kryesia e PS-së. Ai është caktuar si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe do të koordinojë punën për Reformën Zgjedhore, pavarësisht se derimë tani nuk ka asnjë indicie nga ana e opozitës për të bashkëpunuar.

Më herët këtë funksion e ka mbajtur Bledi Çuçi, po për shkak të emërimit të tij si ministër i Bujqësisë, detyra i është besuar Gjiknurit.

Reforma Zgjedhore ka qenë një nga kushtet kryesore që i është vënë Shqipërisë dhe për Integrimin në BE, po ka pak gjasa që ajo të mund të përfundojë dhe të implementohet përpara zgjedhjeve lokale që janë dekretuar të mbahen në datën 30 Qershor.