Lëvizja Kombëtare për Lexim mbërrin sot në Gjirokastër dhe Tepelenë (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pas prezantimit fillestar në qytetin e Kukësit, Lëvizja Kombëtare për Lexim nis sot rrugëtimin për në qytetin e Gjirokastrës dhe Tepelenës. Nëse Kukësi ishte zgjedhur si destinacioni i parë për shkak se aty kishte rënë Havzi Nela, martiri i fundit i poezisë që u dënua me varje në mes të qytetit, Gjirokastra ka një tjetër simbolikë.

Është qyteti i Musine Kokalarit, femra e parë shkrimtare që e bëri luftën e saj me penë. Takimet për sot janë parashikuar të zhvillohen me nxënës të shkollës ‘Urani Rumbo’ në Gjirokastër dhe të gjimnazit ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë.

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të dhurojë edhe librat për bibliotekat e këtyre qyteteve. E pranishme në këto takime do të jetë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në javët e ardhshme LKL do të udhëtojë në çdo qytet të Shqipërisë, për të shtuar radhët e lexuesve, si dhe për të ndihmuar bibliotekat lokale. Synimi është që në këtë lëvizje kombëtare të përfshihen edhe bashkitë e vendit.  

©ArgjiroLajm.net