Lëvizja “5 yje” triumfon në zgjedhjet e mbajtura në Itali këtë të diel. Sipas Exit Poll të publikuar pak çaste më parë kjo lëvizje del parti e parë me gati 30% të votave. Në vend të dytë koalicioni i qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit ndërsa e majta e Mateo Renzit në vend të tretë.
Sipas këtyre Exit Poll koalicioni i qendrës së djathtë merr 33-36%. Koalicioni i qendrës së majtë shkon nga 25,5 deri në 28,5% të votave. Lëvizja me “5 yje” që garonte e vetme merr 29,5 deri në 32,5% të votave duke u renditur forcë e parë. Në vend të katërt LeU me 3 deri në 5%.