• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letra prekëse e infermieres italiane që ndërroi jetë nga Coronavirus

02/04/2020
Letra prekëse e infermieres italiane që ndërroi jetë nga Coronavirus

Një infermiere nga San Luigi di Orbassano në Itali, ka shkruar një letër drejtuar kryetarit të bashkisë për situatën e vështirë që po kalon vendi me koronavirusin dhe përjetimet e saj personale.
Në letrën e publikuar nga kryetari në Facebook, infermierja tregon ditën e saj të punës dhe situatën në spital me kolegët e rraspakpitur.

Ajo tregon edhe historinë e një zonje të infektuar që vdiq fare e vetme ndonëse kishte 4 fëmijë, dhe mallin e madh që kishte për nipërit e mbesat të cilët nuk mund t’i takonte dot.
“Kjo është një dëshmi e drejtpërdrejtë e shkruar për të gjithë, për të rritur ndërgjegjësimin dhe të na bëjë të kuptojmë se çfarë po rrezikojmë”, shkruan kryetari i Bashkisë.
Letra e plotë e infermieres:
“Mirëmbrëma z. Kryetari i Bashkisë
Unë që po ju shkruaj punoj në spital dhe do të doja tju tregoja një ditë tipike të kësaj situate të jashtëzakonshme. Nuk dua tju flas me shira dhe statistika as për dekretet dhe kufizimet.
Sa bukur të quhemi engjëj, por kush e di nëse jemi vërtet.
Është mëngjesi i një dite të shtune. Më në fund një ditë pushimi pas një jave me shumë punë. Më në fund mund t’i kushtohem familjes. Sapo jam zgjuar dhe më thërrasin sërish në punë. Spitali ka nevojë. Teksa mbërrij në spital, në korridore shoh fytyra të njohura por të lodhura, koleg që kanë 12 orë që punojnë papushim. Të gjithë të raskapitur. Futem në dhomë për tu veshur. Veshja është kohë e gjatë, duhet më kujdes dhe pa gabime ndryshe mund të infektohem. Futem në pavion dhe drejtohem te shtrati i njërës prej pacienteve. Edhe pse e intubuar ajo është e ndërgjegjshme, e kthjellët dhe e orientuar në kohë dhe hapësirë, por mbi të gjitha ajo e di që do të vdesë. E percepton vdekjen dhe e ndjen.
Ajo ka ditë që nuk ka futur gjë në gojë. Eshtë edhe e sëmurë me diabet. Pamja e saj lutëse më vret.
Ulem pranë saj për të shkëmbyer ca fjalë.
“Kam katër fëmijë. Janë të mëdhenjë. Nuk kam frikë nga vdekja, thjesht nuk do të doja të vuaja. Një ditë erdhi për të më vizituar një prej fëmijëve por nuk e lejuan të vinte këtu. Nuk mund të shoh më nipërit, mbesat, nuset dhe askënd. Unë këtu, ata në shtëpi”.
E pyes nëse i ka telefonuar. Më thotë “Po, por nuk është e njëjta gjë.”
Pasi hyn mjeku zonjës i bie zilja e telefonit. Është djali i saj. Pacientja i thotë se në sallë është mjeku dhe ia kalon telefonin atij. Mjeku i tregon djalit të zonjës se si është situata e nënës së tij. “Gjendja është kritike’- i thotë mjeku.
Nga ana tjetër djali pyet mjekun nëse mundet të vij për ta parë dhe përshëndetur, qoftë edhe për pak çaste. Përgjigja është jo.
Ndërsa mjeku largohet nga dhoma, zonja qan me dëshpërim. Ndërsa ishte ende në telefon me të birin, ishte djali që qante në anën tjetër.
Flas në telefon me djalin e zonjës. I them të bëhen të katër fëmijët bashkë pas rreth një ore dhe i them se do t’i mundësojë një lidhje video me nënë e tyre.
Një orë kalon shpejt.
Bie zilja e telefonit. Hap thirrjen video dhe ata janë mbledhur të gjithë.
Zonja që nuk e priste duket e lumtur. Nga ana tjetër e telefonit flasin thuajse të gjithë njëherësh. I thonë nënës se e duan shumë. Dëgjohen edhe të qara. Thirrja zgjat rreth gjysmë ore. Përshëndetja është e papërshkrueshme. Zemrat janë të coptuara. Të gjithë kuptojnë gjithçka.
Zonja e sëmurë më merr dorën time në dorën e saj dhe më thotë “Faleminderit”. Paskësaj ajo ‘fiket’. Nuk mund të qëndroj në këmbë dhe dal me nxitim. Pas meje hyjnë të tjerët që do merren me trupin dhe dezinfektimin.
Vdiq e vetme, fare e vetme.
Agjensia e varrimit erdhi për të marrë trupin e për ta çuar në morg.
Kthehem në shtëpi dhe hap Facebook-un. Ankesa kudo. Ju kanë mohuar lirinë, fëmija nuk mund të shkojë më në park, qeni është mërzitur. Sa injorancë, sa pak probleme kanë njerëzit, por për një gjë ne jemi akoma me fat: edhe neve na janë mohuar shumë gjëra, duhet të bëjmë edhe sakrifica, por së paku kemi akoma dinjitet, një e drejtë që Covid-19 ju ka hequr shumë njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Robert Aliaj: Nuk mund të përfshihem në një politikë ku nuk ka asnjë shpresë…
Paparazzi

Robert Aliaj: Nuk mund të përfshihem në një politikë ku nuk ka asnjë shpresë…

24/01/2021
Pasi u nda nga burri mekanik, Rudina Dembacaj shfaqet e lumtur krah ish-deputetit (FOTO)
Paparazzi

Rudina Dembacaj këshillon gratë se si të bëjnë për vete burrat: Ja çfarë duhet të bëni

23/01/2021
Prezantuesja shqiptare: Marr përditë SMS ofenduese, duan që të jem e virgjër (FOTO)
Kryesore

Prezantuesja shqiptare: Marr përditë SMS ofenduese, duan që të jem e virgjër (FOTO)

23/01/2021
“S’mund të ngacmosh dikë që unë kam në zemër”, Tea, molla e sherrit mes Andit e Andit të ri
Paparazzi

“S’mund të ngacmosh dikë që unë kam në zemër”, Tea, molla e sherrit mes Andit e Andit të ri

22/01/2021
35-vjeçari rreh gruan dhe arrestohet/ Shkak bëhet xhelozia për Sinan Hoxhën dhe Anën
Paparazzi

35-vjeçari rreh gruan dhe arrestohet/ Shkak bëhet xhelozia për Sinan Hoxhën dhe Anën

22/01/2021
Xhevair Zeneli: Në SHBA kam punuar në ndërtim, roje etj. Ça kujtoni ju se punojnë andej shqiptarët?
Paparazzi

Xhevair Zeneli: Në SHBA kam punuar në ndërtim, roje etj. Ça kujtoni ju se punojnë andej shqiptarët?

20/01/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Pas një viti në Kuvend, deputetja që mori mandatin e Vangjel Tavos mban fjalimin e saj të parë (VIDEO)

Dikur bënte fushatë me të, Vangjel Tavo tallet me Ediola Brahën pas largimit te PS: Na morët një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare

24/01/2021
Tragjedi në futboll/ Rrëzohet avioni i skuadrës, raportohen viktima midis tyre dhe presidenti

Tragjedi në futboll/ Rrëzohet avioni i skuadrës, raportohen viktima midis tyre dhe presidenti

24/01/2021
Nuk ka fitues, Roma dhe Interi ndajnë pikët

Inter – Roma gati për shkëmbimin e “çmendur”

24/01/2021
Ja procedura që do të ndiqet për testimin e shpejtë për Covid (VIDEO)

8 raste të reja me Covid në Sarandë, 7 në Tepelenë, 5 në Delvinë, 4 në Gjirokastër e Memaliaj

24/01/2021
Situata nga Covid/562 raste të reja dhe 8 jetë të humbura (Harta)

Rëndohet situata nga Covid/833 raste të reja dhe 5 jetë të humbura (Harta)

24/01/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Pas një viti në Kuvend, deputetja që mori mandatin e Vangjel Tavos mban fjalimin e saj të parë (VIDEO)

Dikur bënte fushatë me të, Vangjel Tavo tallet me Ediola Brahën pas largimit te PS: Na morët një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare

24/01/2021
Tragjedi në futboll/ Rrëzohet avioni i skuadrës, raportohen viktima midis tyre dhe presidenti

Tragjedi në futboll/ Rrëzohet avioni i skuadrës, raportohen viktima midis tyre dhe presidenti

24/01/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al