I pamëshirshëm ndaj fjalës së kryeministrit, Edi Rama, është shfaqur deputeti i listës së PD-së, për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi. Vetëm pak pas daljes dhe fjalimit të mbajtur para socialistëve, Maliqi ka postuar një status në rrjetin social ku nuk e kursen goditjen ndaj Edi Ramës, “Kalorësit dështak të rilindjes”, sikurse ai e etiketon.
Kaloresi dështak i rilindjes në konferenc si triumfator pas dështimit, pas shuplakës që i dhanë me bojkot shqiptarët dhe socialistët e zhgënjyer”, shkruan deputeti Maliqi. Dhe më tej vijon:
“Humbjes i thotë fitore,dështimit i thotë triumf,të zezës i thotë e bardhë. Opozita të reagoj sa më shpejt. Ky diktator i djersitur sot para kamerave duhet rrezuar sa në shpejt se çdo ditë që qëndron është fatkeqësi kombëtare.
Mafia,bandat ,oligarkët nuk e lenë të tërhiqet.Populli,opozita të ngrihet menjëherë të marr në dorë fatet e vendit drejt Europës, të shkëpus kthetrat e krimit që mban peng institucionet e vendit. Revoltë popullore demokratike me qëndrese të madhe të jashtëzakonshme deri në zgjedhje të parakohshme.
Mos qaj se janë lot dështimi.Liri demokraci!”, e përfundon statusin deputeti Lefter Maliqi.