Emisioni ‘Dosja Gri’ në RTSH i është rikthyer ngjarjeve të Lazaratit. Jo vetëm operacionit të vitit 2014 kur u ndërhy nga policia në fshat, por edhe një vit më vonë kur u qëllua efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.
Po kështu trajtohen edhe ngjarje të disa viteve më parë si ajo e goditjes së helikopterit italian. Për herë të parë në këtë emision ka rrëfime edhe të policëve të RENEA-s që morën pjesë në operacionin e vitit 2015.
Flasin Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, si dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. “Në Lazarat më shqetësonte jo vetëm lufta, por edhe paqja”, thotë Tahiri. Po kështu në emision tregohet edhe për infiltrimin e agjentëve të RENEA-s si trafikantë drogë sa për të hyrë në fshat dhe për të parë organizimin e grupeve kriminale. Shihni emisionin në videon më poshtë.
©argjiroja.net