Lazaratasi arrestohet në Sarandë, ishte dënuar për drogë (Emri)

Një 48-vjeçar me banim në fshatin Lazarat është arrestuar dje nga policia në qytetin e Sarandës.

Është fjala për shtetasin me inicialet H. Ç. 

Sipas njoftimit të policisë, ky person rezultonte i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Durrës, pasi është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale ‘’Prodhim e shitje e narkotikëvë”.

Mësohet se arrestimi i lazaratasit është bërë në një banesë të qytetit bregdetar.

/ArgjiroLajm.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.