Humbja që Luftëtari pësoi në shtëpi me rezultatin e thellë 1-5 ndaj Kastriotit, ka bërë që trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani të largohet nga klubi gjirokastrit. Në një prononcim për ‘VipSport.al’, Mezani u shpreh se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët, ndërkohë që ka paralajmëruar se më vonë do të ketë një sqarim më të gjatë në faqen e tij personale.
“Po është e vërtetë, i kemi dhënë fund bashkëpunimit me Luftëtarin. Ishte një vendim i ardhur nga të dyja palët, për të mirën e përbashkët. U mundova të punoj sa më mirë për aq kohë sa isha në Gjirokastër. Tani të shohim, të ardhmen përpara e kemi, jemi të rinj.
Kaq mund të them tani, më pas do të bëj edhe një postim në faqen time në lidhje me këtë çështje”, ka thënë trajneri vlonjate.