Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se ditën e sotme 10 persona janë shëruar nga koronavirusi. Të 10 kanë lënë ambientet e spitalit Infektiv dhe janë nisur për në shtëpi, ku do të vazhdojnë vetë-izolimin edhe për 2 javë të tjera.
“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot,”-shkruan Rama në një postim në Facebook. Numri i të shëruarve në Shqipëri ka shkuar në 99. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.