Lajm i mirë për jugun, ja kur nisin punimet në Rrugën Kardhiq-Delvinë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Këtë katër vjeçar investimet në infrastrukturë do të përqëndrohen në akset kombëtare. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, tregoi nga foltorja e parlamentit rrugët që do të ndërtohen. Ndër të tjera ai foli edhe për nisjen e aksit Kardhiq-Delvinë.

Brenda këtij 4-vjeçari do të përfundojmë rrugën Kardhiq-Delvinë e cila sapo ka filluar”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Aktualisht në këtë rrugë është duke u vendosur kantieri i kompanisë që do të kryejë punimet. Inagurimi për këto punime pritet të bëhet ditën e hënë pranë fshatit Vergo, aty ku u ndërprenë 6 vjet më parë.

I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Distanca mes Tiranës dhe Sarandës pas përfundimit të rrugës Kardhiq-Sarandë do të jetë rreth 3 orë e gjysmë.

© AgjiroLajm.net