‘Labëri jo shaka…’, Rama në Tepelenë ‘provokon’ me Golikun që i këndon Enver Hoxhës (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në faqen e tij zyrtare në Instagram. Përveç postimeve politike, kryeministri e përdor Instagram-in për të ndarë momente nga e përditshmja e tij.

Kështu, sot, kryeministri ka shpërndarë disa video në Instastory nga krahina e Labërisë. Rama ka postuar çaste nga momentet në Nivicë, ku ka filmuar një kope me dhi, ku dëgjohet zhurma e zileve të tyre. Nuk mund të mungonte në këtë udhëtim të kryeministrit, grupi i famshëm i kësaj zone, grupi i Bënçës me në krye Golik Jaupin.

Jaupi ishte protagonist i videos ku këndohej në nder të ish-diktatorit Enver Hoxha, bashkë me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

“Labëri, jo shaka! Ndërsa në vargjet e këngës thuhet: Labëria ime, malet si supe mbi mëngë, sipër detit të argjendtë”, shkruan Rama në Instagram.