• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

La Greqinë për t’u kthyer në Delvinë, por bëhet pishman: Nuk bëhet Shqipëria, është për të ikur natën (VIDEO)

20/01/2020
La Greqinë për t’u kthyer në Delvinë, por bëhet pishman: Nuk bëhet Shqipëria, është për të ikur natën (VIDEO)

“Ça t’i themi fëmijëve; të keqen babai, shiko bëmë një pasuri këtu por këtu nuk është për t’u rrojtur. Këtu është për të ikur natën. Ça të marrim ligjin në dorë? Jo!”. Kjo është deklarata e një emigranti shqiptar që pasi la Greqinë dhe u kthye në vendin e tij që të investonte bashkë me vëllain, por u përball me një sërë sfidash. Mes lotësh dhe zërit që i dridhet, Jorgo Stavro, të cilit iu dogj banesa në Rusan të Delvinës në rrethana ende të paqarta, lëshon akuza të forta për drejtësinë, duke shtuar se nuk beson që Shqipëria do bëhet.

Teksa ka rrëfyer një tjetër ngjarje që ka ndodhur në këtë banesë, ku disa persona i kanë vjedhur vajin e ullirit, tregon se gjykata liroi hajdutët edhe kur këta të fundit pohuan se ishin ata autorët. Për më tepër ndiqni intervistën që ka përgatitur BW.

Çfarë ndodhi sot?

Me gjithë këtë investim të madh që kam bërë këtu, bashkë me vëllain tim, kemi bërë shumë gabim, pasi mund të jetonim në Greqi, pa ndihmën e askujt. Pasi ata mund të na ndihmonin në çdo aspekt. Jo, këtu nuk bëhet.

A dyshoni tek ndonjë person?

Unë nuk kam ardhur që të krijoj konflikte këtu, por të shoh punën time. Ndoshta njerëzit këtu dhe punëtorin e kanë halë në sy, ndoshta.

A jeni hasur me ndonjë rast të tillë më parë?

Nuk kam pse të hasem. Më përpara na ka ndodhur një vjedhje në 2018-ën. Na kanë hapur banesën, na kanë marrë vajin e ullirit, me të cilin rritim fëmijët dhe mundohemi të jemi sa më dinjitoz në rrjetin tonë. Pasi ndodhën këto kemi lajmëruar policinë. Kanë ardhur kanë marrë shenjat, por s’kanë bërë aq sa duhet.

A janë kapur hajdutët?

Po u kapën, por i liroi gjykata se nuk kishin prova të mjaftueshme. Një prej tyre deklaroi se; unë e bëra. Gjykata na tha në fund; do ju ktheni dhe vajin, pra me demek se ne u ramë në qafë atyre. Kjo është Shqipëria.

Pra dhe pse ishit në të drejtën tuaj, nuk e gjetët atë?!

Ja shikojeni vet. (Dridhet)
Ka ardhur policia sot në vendin e ngjarjes?

Erdhi dhe tha; “zotëri do vini të bëni një denoncim”. Po i thashë; “E di, këtu mbaron çdo gjë”.

Cili është apeli juaj sot?

Unë i drejtohem organeve përkatëse që të na japë një zgjidhje, pasi kjo nuk është një ditë dhe mbaroi. Por është një jetë se do rrisim fëmijët. ‘Ça t’i themi fëmijëve; të keqen babai, shiko bëmë një pasuri këtu por këtu nuk është për t’u rrojtur. Këtu është për të ikur natën’. Ça të marrim ligjin në dorë? Jo! Unë pres nga shteti që të më gjejë autorët, pasi më kanë bërë një dëm e më kanë bërë një dëm 8 mln lekë. Pres nga shteti që të gjejë hajdutët. Ne i gjetëm dhe ata i lanë të lirë. Sot hajduti kalon në fshat dhe tallet me mua. Po patjetër që do ta bëjë. Përderisa shteti funksionon kështu, s’na mbetet gjë tjetër; t’i shesim ose t’u falim. Të ikim!

Related Posts

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Kryesore

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë
Kryesore

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo
Kryesore

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo

14/07/2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine
Kryesore

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

14/07/2025
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë, zbardhet shkaku
Kryesore

Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

14/07/2025
E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Martini me tre të dëmtuar, rrezikojnë edhe sfidën e kthimit të Vllaznisë

15/07/2025
Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al