• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky është viti i miut/ Horoskopi flet për ardhjen e koronavirusit dhe…

17/03/2020
Ky është viti i miut/ Horoskopi flet për ardhjen e koronavirusit dhe…

Teksa bota gjendet në një luftë të ethshme me një armik sa të rrezikshëm, aq edhe të padukshëm, njerëzimi është i interesuar të dijë se çfarë do të ndodhë më tej. Ku ka etje për parashikim, janë gjithmonë yjet që flasin rreth së ardhmes. Nga tronditja e tregjeve financiare te kufizimet e udhëtimeve, astrlogjia ka fjalën e saj për të thënë.

Saturni dhe Plutoni shkundin ekonominë, nxjerrin në dritë kërcënime të fshehura
Ekonomia globale mund të jetë subjekt i disa rreziqeve përherë e më të shtuara e të pranishme, sa i takon përkeqësimit dhe degradimit ekonomik. Kjo nënkupton “vendosjen në skenë” të një kthese përfundimtare nga ana e Plutonit, të një ndodhie jashtë të gjitha modeleve të njohura statistikore apo perspektivave si dhe eksperiencave financiare. Shkurt, një surprizë e vërtetë! Kujtohuni se vetëm pak ditë më parë, tregjet nga Evropa në Brazil e Azi pësuan tronditje. Kjo është vetëm një hallkë e vogël e zinxhirit të furnizimit global, nga ku pritet të goditen ekonomitë e çdo kombi.

Rasti i parë me Covid-19 u zbulua kur Jupiteri sapo hyri në Bricjap, një vendosje kjo tejmase e ndërlikuar
Më 1 dhjetor 2019, rasti i parë i me “2019-nCoV” u zbulua në Wuhan, Kinë. Kjo ndodhi teksa Jupiteri, planeti i udhëtimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar, po përgatitej t’i jepte fund një vizite 13-mujore në shenjën e saj të Shigjetarit. Më 2 dhjetor, Jupiteri u zhvendos në “rënie” (pozicioni i tij i dobësuar) në Bricjap, duke u bashkuar me Saturnin dhe Plutonin në këtë shenjë të kthjellët. Efekti i pranisë së Jupiterit mund të ketë vepruar si një valvul lirimi për gjërat që mbaheshin të shtypura ose të fshehura – përfshirë një virus.

Saturni dhe Plutoni janë takuar në kohëra luftash ose recesionesh
Saturni dhe Plutoni takohen çdo 33-35 vite, por në një shenjë të ndryshme të zodiakut, duke marrë gati tre shekuj për t’u kthyer në një shenjë. Lidhja e fundit e Plutonit-Saturnit më 8 nëntor 1982, përkoi me përfundimin e një recesioni të shkurtër. Historikisht, bashkimi i këtyre dy planeteve ka shenjuar tronditje ekonomike ose luftë në botë, përfshirë Luftën e Dytë Botërore. Më 16 nëntor 1914, Rezerva Federale Amerikane filloi operacionet, teksa Saturni dhe Plutoni (të dy në prapavijë) u bashkuan në Gaforre. Para kësaj, bota u trondit nga Paniku Financiar i vitit 1914. Kjo çoi në një mbyllje të paparë të Bursës së Londrës për pesë muaj, dhe Bursës së Sh.B.A-së për katër muaj. Për gjashtë javë , jatë gushtit dhe fillimit të shtatorit 1914 – ndërsa Saturni dhe Plutoni kishin lidhje të ngushtë – pothuajse çdo bursë në botë ishte e mbyllur.

Bioterrorizmi dhe Viti i Miut
Viti i Miut filloi më 24 Janar 2020, në Vitin e Ri Lunar — dhe çuditërisht, koronavirusi u lidh ngushtësisht me një anëtar të familjes së brejtësve, lakuriqin.

Më 21 Mars, Saturni drejtohet për në Ujor, një shenjë Ajri
Më 21 Mars, Saturni do të fillojë pjesën e parë të një udhëtimi 3-vjeçar në Ujor, që është një shenjë ajri. Kjo tregon se disa sfida mund të vijnë përmes ndonjë përhapjeje shqetësuese në atmosferë, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e ajrit. Ndërsa ndërtuesi i kufijve, Saturni hyn në shenjën që rregullon shoqërinë dhe komunitetin, të gjitha tubimet në grup do anulohen. Me tendencën e Saturnit për të qenë shumë të kujdesshëm, do kemi ndalim të festave dhe konferencave, kudo që mblidhen grupe të mëdha njerëzish. Ndërkohë, nëse e merrni në konsideratë astrologjinë dhe koronavirusin, kini parasysh një këshillë nga Ujori: lani duart!

Krijim i një monedhe të re?
Yjet vënë re përshpejtimin e zhvillimit të bitcoin-it ose të një ekonomie të re, një trend i parashikuar nga astrologjia që në vitin 2018, kur Urani, ndryshues rrënjësor filloi revolucionin e tij tetë vjeçar përmes Demit. (Urani ishte për herë të fundit këtu nga 1934 deri në 1942.)

Po kështu, parashikime të tjera:

Kufizimet e udhëtimit ajror (dhe frika) do të jenë të pranishme dhe të fuqishme deri në korrik Shtrëngim masash në shoqëri
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Related Posts

Evakuime, rrugë të bllokuara dhe zona pa energji/ Situata e fundit nga moti i keq
Kryesore

Evakuime, rrugë të bllokuara dhe zona pa energji/ Situata e fundit nga moti i keq

18/11/2025
Nisni javën me horoskopin, ja cila është shenja me fat
Lifestyle

Nisni ditën me horoskopin, ja cila është shenja me fat

18/11/2025
Ben Ahmetaj: Jam kërcënuar nga 3 numra, duan eleminimin tim fizik
Kryesore

Ben Ahmetaj: Jam kërcënuar nga 3 numra, duan eleminimin tim fizik

18/11/2025
Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt
Kryesore

Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt

17/11/2025
Sherr mes prezantueseve të Top Channel, televizioni i pushon nga puna
Kryesore

Sherr mes prezantueseve të Top Channel, televizioni i pushon nga puna

17/11/2025
SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Ahmetajt, në pritje të letër-porosive nga Zvicra
Lajme

Kërkesa për ekstradim në Zvicër/ Reagon Arben Ahmetaj

17/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndaj Anglisë paradë e merituar pas kualifikueseve pozitive”, Redi Jupi: Kemi grup të mirë lojtarësh, por na mungojnë pikët kundër…

“Ndaj Anglisë paradë e merituar pas kualifikueseve pozitive”, Redi Jupi: Kemi grup të mirë lojtarësh, por na mungojnë pikët kundër…

18/11/2025
A do të jetë Bora Zemani pjesë e ‘BBV5’?

A do të jetë Bora Zemani pjesë e ‘BBV5’?

18/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al