• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky është ushqimi që ju zgjat jetën, por 90 përqind nuk e konsumojnë mjaftueshëm

11/01/2019
Ky është ushqimi që ju zgjat jetën, por 90 përqind nuk e konsumojnë mjaftueshëm

“Nëse të ofroj një superushqim, që të bën të jetosh më gjatë, a je i interesuar?” Kështu pyet gazetari i BBC, James Gallagher, që thotë se bëhet fjalë për një ushqim që redukton në mënyrë natyrale sulmet në zemër, ishemitë dhe sëmundjet afatgjata si diabeti i tipit 2. Po ashtu mban nën kontroll peshën, presionin e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit.

Mbi të gjitha, është i lirë dhe gjendet kudo nëpër supermarkete. Por çfarë është ky ushqim?

Fibra. Një studim i fundit ka zbuluar se ka përfitime të jashtëzakonshme në shëndet. Profesor John Cummings thotë se provat janë të shumta dhe njerëzit duhet të nisin të bëjnë diçka menjëherë pasi do ndryshojnë jetën e tyre.

Deri më tani njihet për kurimin e kapsllëkut, por përfitimet shëndetësore janë shumë, shumë më të mëdha.

Shkencëtarët thonë se duhet të konsumojmë minimumi 25 gram fibra në ditë. Kjo është sasia adekuate për përmirësimin e shëndetit. Përfitimet rriten ndjeshëm kur kalon 30 gram në ditë.

Shumica e njerëzve në botë, mbi 90 përqind, nuk konsumojnë mjaftueshëm fibra. Edhe në vendet e zhvilluara, si Britania, më pak se një në dhjetë persona konsumon 30 gram fibra çdo ditë. Por është një sfidë e vërtetë që të rrisësh sasinë e fibrave që merr çdo ditë. Fibrat gjenden në fruta, perime, drithërat e mëngjesit, bukë, makarona, thjerrëza, fasule, arra, fara, etj.

Gjysmë filxhan me tërshërë përmban 9 gram fibra. Një fetë e trashë buke kafe ka 2 gram. Një patate e zier më lëkurë ka 2 gram. Një karotë ka 3 gram fibra. Një mollë me lëkurë ka 4 gram. Disa këshilla që jepen për të përfituar sa më shumë fibra janë këto:

-Gatuajini patatet me lëkurë.

-Zëvendësojeni bukën e bardhë, makaronat dhe orizin më versionin që vjen nga gruri i plotë.

-Zgjidhni për mëngjes drithëra me fibra siç është qulli i tërshërës.

-Përdorni miell që vjen nga gruri i plotë.

-Mund të hidhni fasule, thjerrëza, misër ose fruta të thata mbi sallatë.

-Konsumoni arrorë ose fruta të freskëta në vend të ëmbëlsirave.

-Konsumoni të paktën pesë racione fruta ose perime çdo ditë.

Related Posts

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor
Lifestyle

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

04/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin
Lifestyle

VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

01/01/2026
Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë
Lifestyle

Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

01/01/2026
Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar
Lifestyle

Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

01/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Lifestyle

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas daljes nga ‘BBVK’, Edi vjen me paralajmërim: Tash është koha

Pas daljes nga ‘BBVK’, Edi vjen me paralajmërim: Tash është koha

08/01/2026
E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP

E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP

08/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al