• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky është shqiptari më i kërkuar në Qipro (FOTO)

26/11/2018
Kapet 128 kg kanabis, tre shqiptarë të arrestuar në Igumenicë

Aleks Burreli, shtetasi shqiptar që akuzohet për vrasjen e një biznesmeni të njohur në Qipro, vazhdon të mbetet i lirë, dy vjet e gjysmë pas ngjarjes.

Sipas mediave qipriotë, Burreli ndodhet në top listën e personave të kërkuar nga Interpoli, por ende nuk është arritur të gjenden gjurmët e tij, që humbën mbrëmjen e 23 qershorit 2016.

Atë mbrëmje, Burreli dhe një person tjetër gjithashtu shqiptar, u futën në një restorant në Agia Napa dhe hapën zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç. Biznesmeni dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Ekzekutori u identifikua nga policia qipriote si Jani Vogli, shtetas shqiptar, i moshës 41 vjeç, që gjithashtu humbi jetën gjatë atentatit.

Dyshohet se Vogli u vra nga Aleks Burreli, në atë kohë 48 vjeç. Policia nxori këtë konkluzion, pasi ekspertiza dëshmoi se dy policët që shoqëronin biznesmenin e vrarë, nuk i kishin përdorur armët e tyre.

Sipas mediave greke, Aleks Burreli ka qenë një person i skeduar në Greqi, ku jetonte me familjen e tij në zonën Keratsini, në perëndim të Athinës.

Sipas mediave, Burreli ishte arrestuar në vitin 2007, pasi iu gjet 1 kg heroinë. U dënua me 14 vjet burg, por bëri vetëm tre dhe në 2009 u lirua.

Në vitin 2013, implikohet në një tjetër ngjarje. Duke qenë në makinë me një shtetas grek, nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Filloi një përndjekje gjatë së cilës pati shkëmbim zjarri me patrullën e policisë.

Përfundimisht, makina u përmbys për shkak të shpejtësisë së madhe dhe Burreli u arrestua. I akuzuar për vrasje në tentativë, u mbajt në paraburgim për 12 muaj, por më pas akuza ndryshoi dhe ai u lirua.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al