Ky është i riu nga Saranda që shkoi pa jetë në spital


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një 32-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës nga familjarët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët. Mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza. Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.