Një ditë më parë kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami, e sulmoi drejtori i OSHEE-së, Andi Shkurta, duke e cilësuar si ‘kryetare të lodhur’. Shkurta e akuzonte Ramin për mungesë të ndriçimit publik në lagjen ku ai banon. Ndërkohë sot ka pasur një reagim nga Edi Sinojmeri, ish-kryetari i LSI-së në Gjirokastër dhe një prej bashkëpunëtorëve të Ramit e Vangjel Tavos. Ndonëse Sinojmeri nuk e përmend me emër kryebashkiaken, dyshimet janë se reagimi i tij nën titullin ‘Për të ‘lodhurën’ është pikërisht për Zamira Ramin. Kujtojmë këtu që mes tyre pati një konflikt disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, konflikt që solli më pas edhe shkarkimin e Sinojmerit nga posti i kreut të LSI-së për qytetin. Më poshtë reagimi i tij i plotë:
Per te “Lodhuren”…
Sindroma e lodhjes kronike, siç sugjeron edhe emri, është një sëmundje rraskapitëse: Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri disa vite.Disa njerëz me lodhje kronike fillojnë të përjetojnë “çrregullime njohëse”.
Në shumicën e raste ndodh që ata të kenë vonesa në përpunimin e aktiviteteve te perditeshme. Ata mund të kenë gjithashtu probleme me kujtesën afatsh.
Edhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në një pozicion të parehatshëm mund të bëhet shkak për shfaqjen e këtyre simptomave.
Sindroma e lodhjes kronike, siç sugjeron edhe emri, është një sëmundje rraskapitëse:
Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri disa vite,keshtu qe mos u merrni kot me njerez te lodhur.
Disa njerëz me lodhje kronike fillojnë të përjetojnë “çrregullime njohëse”,dhe kjo me e rrezikshme akoma per nj popull me tradita clodhese si Gjirokastra..
Këto probleme mendore – ku përfshihet edhe vështirësia për t’u përqendruar, për të zgjidhur ndonjë problem apo bërë ndonjë planifikim – e bëjnë më të vështirë mbajtjen e një pune apo ndërveprimin në situata të ndryshme sociale. Këto probleme mund të përkeqësohen edhe më shumë kur jeni të stresuar ose e lodhni shumë veten. Ata mund të çojnë në ndjenja izolimi dhe vetmie.
p.s.dhe ky eshte vetem fillimi i fundit..