Policia e Memaliajt ka zbuluar sot tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë. Gjithashtu, pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte 5 kg kanabis. Ndonëse policia nuk i bën me dije emrat e dy personave që po transportonin armën dhe drogën, ajo thotë se ata janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Arsenali i armëve dhe droga u zbuluan në vedin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Zhapokikë të Memaliajt. Policia mori informacion teksa dy shtetasit po transportonin drogën dhe armën. Destinacioni nuk dihej se për ku ishte. Çështja i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.
©ArgjjiroLajm.net