• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush ka frikë nga Vetëvendosja në Tiranë

13/02/2020
Kush ka frikë nga Vetëvendosja në Tiranë

Nga Boiken Abazi

Dikur në Tiranë, dhe në qytete të tjera, nëpër lagje “të fortët” vendosnin kush mirëpritej në rrugët e komunitet. Nëse nuk ishe i lagjes mund të të merrnin paret ose atletet, apo të të kërcënonin mos të futeshe më në atë lagje. Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfundoje jo vetëm i sharë por edhe i rrahur, sepse konsideroheshe mish i huaj për pushtetin e tyre. Por, nga ana tjetër, ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse u bindeshe mundet edhe të të zgjidhnin ndonjë hall. Nga një herë në lagje vinte edhe ndonjë tjetër grup të fortësh që ua merrte ose kufizonte autoritetin të parëve. Ky lloj fenomeni i pushtetit në lagje është ngritur në nivel shtetëror, duke u shndërruar në lagjen e pushtetit. Meqenëse përmbajtja nuk ndryshon shumë, edhe pse janë sofistikuar mjetet, këta pushtetarë dhe oborrtarë të pushtetit do t’i quajmë së bashku “sovranistët e lagjes”. Këta nuk janë prej atyre aktivistëve politikë që marrin lagje nën kontroll e i shpallin të çliruara. Sovranistët e lagjes janë me pushtetin e shtetit të kapur, dhe tentojnë të shfaqen si gardianë të parimit të mosndërhyrjes së shqiptarëve të Shqipërisë në “punët e brendshme” të Kosovës, dhe të shqiptarëve të Kosovës në “punët e brendshme” të Shqipërisë.

Me një shikim të shpejtë dallon menjëherë një standard të dyfishtë te sovranistët e lagjes. Për njerëzit që pushteti në Shqipëri ka punësuar nga Kosova, si këshilltarin e KM dhe dy ministra të qeverisë, nuk ka asnjë akuzë të ngritur për “ndërhyrje në punët e brendshme”. Është mirë që nuk ka akuza të tilla që diskriminojnë në bazë të prejardhjes, dhe është e rëndësishme mos të ketë as në të ardhmen, pasi ata duhen vlerësuar në bazë të parimeve, qëndrimeve dhe punës që kryejnë. Por e njëjta situatë si në Shqipëri, shfaqej edhe me regjimin e vjetër në Kosovë, ku disa këshilltarë nga Shqipëria mbanin role kyç pranë qeverisë dhe partive në pushtet. Për këta banorë të lagjes së pushtetit nuk pati akuza për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Sovranistët e lagjes, në Kosovë, akuzuan vetëm aktivistët që iu bashkuan opozitarizmit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qartazi emëruesi i përbashkët i këtij fenomeni të përbashkët është pushteti: kur nuk pajtohesh e nuk i bindesh, atëherë je i jashtëm, je ndërhyrje nga jashtë në punët e brendshme. Prandaj mund të anatemohesh, madje (në rastin e ish regjimit në Kosovë) edhe të deportohesh.

Kësaj analize të shpejtë mund t’i shtohet edhe kontrasti me sjelljen ndaj përfaqësuesëve ndërkombëtarë. Regjimi i vjetër në Kosovë, dhe ai aktual në Shqipëri, nuk është parë të ankohet me të njejtin zell për “ndërhyrje në punët e brendshme” të vendit nga trupi i huaj diplomatik, përveç rasteve kur këta diplomatë nuk janë mirëpritur as nga fuqitë e mëdha të cilat i kemi aleate. Përndryshe, kur diplomatët e aleatëve tanë kanë ndërhyrë deri me pjesëmarrjen e tyre në protesta, apo për mënyrën e votimit në Kuvend, nuk i dëgjuam këta sovranistë lagjesh pushteti të ngrejnë flamurin e “mosndërhyrjes në punët e brendshme” të shtetit.

Në Kosovë, regjimi i vjetër nisi sulmin ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! “për ndërhyrje në punët e brendshme” me aktivistë nga Shqipëria fillimisht në media, përmes disa satelitëve të pushtetit që donin të përgatitnin opinionin publik. Më tej, përmes zyrtarëve të institucioneve të shtetit, vazhduan tentativat për denigrim deri në ekzekutimin e vendimeve të jashtëligjshme për deportim. Në Shqipëri, akuza për ndërhyrje “në punët e brendshme” iu drejtua Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! fillimisht nga krerët e institucioneve qendrore dhe lokale, duke ia lënë këto ditë detyrën e jehonës së këtij pretendimi satelitëve të tyre mediatikë. Si duket, ende nuk dinë ku të na deportojnë, duke qenë se janë të vetëdijshëm që shumica prej nesh ka lindur e është rritur në Shqipëri, edhe pse krenohemi që Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka anëtarë nga të gjitha trevat.

“Sovranistët e lagjes” nuk janë konsekuentë dhe nuk ndjekin ndonjë parim me konsistencë. I shkelin vetë pretendimet e tyre sa herë u intereson. Ata përpiqen të fusin përçarjen provinciale vetëm nga që kanë shqetësimin se integrimi kombëtar me hapa drejt bashkimit mund t’i nxjerrë jashtë lagjes së pushtetit.

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025
Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës
Blog

Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al