Kush është Lulzim Basha? Plas gallata në rrjet (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Që prej së shtunës, Lulzim Basha praktikisht ka dalë jashtë loje. Tashmë gjithë betejën opozitare, e ka “rrëmbyer” Ilir Meta. Opozitarët e shohin këtë të fundit, si “njeriun që ia mblodhi Ramës” me një lëvizje, ndërkohë që Lulzim Basha ka muaj të tërë në rrugë dhe ka bërë 8 protesta kombëtare, me premtimin se do të rrëzojë Ramën.

Duke qenë se këtë gjë nuk mundi dot ta realizojë, Lulzim Basha ia ka lënë gjithë skenën Ilir Metës dhe madje, ka anulluar edhe protestat.

Këtë javë ai është shfaqur vetëm një herë, duke thënë se ka krijuar ca Komitete për mbrojtjen e demokracisë më 30 qershor, ndërkohë që Ilir Meta mban çdo ditë ndonjë konferencë për shtyp kundër Ramës.

Ndaj dhe më të drejtë në rrjet, ca me humor e ca seriozisht, pyesin ku është Lulzim Basha dhe çfarë do të bëjë më tej ai, apo thjesht do presë se si do të përfundojë beteja e Metës kundër Ramës!