U organizua këtë fundjavë në Nivicë fshatin në jug të vendit “PAN-FEST Nivica” një aktivitet që lidhet me traditën dhe kulturën e zonës së Kurveleshit. E përzgjedhur nga Ministria e Bujqësisë si një nder 21 festat lokale fituese, festa synonte përzgjedhjen e personifikimeve mitologjike, duke sjellë përmes njeriut-Cjap (Filoktiti), personazhin që pellazgët e lidhnin me dhinë, si simbol i mbijetesës dhe ushqimit në zonë, nga bregu detit deri në malet e lartë.
Cjapi me i bukur i krahines se Kurveleshit. Nje perpjekje per te ruajtur dhe promovuar traditat baritore te kesaj krahine ne nje feste shume te vecante. Ruajta e kultit te Panit mbrojtesit te barinjve dhe tufave te bagetive tashme do te kthehet ne nje feste te pervitshme per kete krahine duke promovuar turizmin kulturor.
Qendra e fshatit jo vetëm që u kthye në shesh paradë të cjepërve dhe bagëtive të zonës, por dhe një panair me veshjet tradicionale dhe prodhime autoktone të zonës.