• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kurti po vjen, Vjosa po vjen

02/02/2020
Kurti po vjen, Vjosa po vjen

Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin me ndërmjetësimin e Isa Mustafës arritën marrëveshje për ta bërë Kosovën me Qeveri të re. Kjo betejë zgjati 120 ditë për të realizuar premtimin e dhënë gjatë gjithë fushatës. Me mëngjes, Shefi i VV’së nënshkroi marrëveshjen me Isa Mustafën. Nuk e bën publike dokumentin por thanë se u pajtuan për 15 ministri.

Express

Albin Kurti, kur po e mbante tubimin e fundit elektoral në Prishtinë, ku po merrnin pjesë mijëra njerëz, në prapavijë e kishte vendosur mbishkrimin “Qeveria Kurti”. Shumëkush aty krijoi idenë se ish-lideri studentor do të bëhet njeriu më i rëndësishëm në Shtetin e Kosovës të udhëhequr prej pasluftës nga LDK e PDK.

Kurti nisi dhe përfundoi fushatën duke premtuar koalicion me partinë që ka udhëhequr për 13 vjet Kosovën. Doli kundër PDK’së dhe Kadri Veselit.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe Vjosa Osmani, e cila i priu LDK’së drejt vendit të dytë në zgjedhjet nacionale. Sikurse lideri i VV’së edhe Nënkryetarja e LDK’së mbylli derën me PDK’në dhe premtoi marrëveshje me Partinë e Albin Kurtit.

Kur dukej se gjithçka po shkonte si më së miri, pak ditë pas zgjedhjeve, situata u komplikua. Dolën në pah problemet me pozitat. Fillimisht s’kishte pajtim për Presidentin ndërsa në fund të vitit 2019, kur u votua Kryeparlamentari, gjëra shkuan edhe më shumë drejt komplikimit.

Kur shumëkush nisi të besonte se marrëveshja VV-LDK po shkon drejt dështimit doli Glauk Konjufca në sipërfaqe. Pranoi të largohej nga pozita e Kryeparlamentarit për t’i hapur rrugë koalicionit. LDK mbajti premtimin dhe pranoi të bëjë marrëveshje me Partinë e cila ka qenë opozita më e vështirë për LDK’në, të cilën e ka rrëzuar edhe nga pushteti në Prishtinë.

Mëngjesin e datës 02.02.2020, Albin Kurti dhe Isa Mustafa dolën në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke kumtuar lajmin se u pajtuan. Jo më për takime të reja. Por, për një marrëveshje që e bën Kosovën me Qeveri të re me një përbërje prej 15 ministrive. Tri më shumë se sa kishin premtuar gjatë fushatë zgjedhore dhe pas saj. Për pozitën e Presidentin u pajtuan të flasin më vonë përkatësisht në fillim të vitit 2021.

Albin Kurti tha se Marrëveshjen do ta çojë në referendum partiak për t’i pyetur 40 mijë anëtarët e Vetëvendosjes nëse pranojnë ose jo të bëhet koalicion me LDK’në.

Ndërsa, LDK e çon marrëveshjen për ratifikim në Këshillin e Përgjithshëm, i cili mblidhet sot në orën 13.

Albin Kurti ish i burgosur nga Serbia pse kishte qenë Zëdhënës i Përfaqësuesit Politik të UÇK’së pasluftës kishte nisur aktivitetin politik në një OJQ e quajtur KAN. Pastaj themeloi Vetëvendosjen si organizatë kundër establishmentit politik. Doli kundër pothuajse secilit propozim e marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Edhe në zgjedhjet e parafundit doli si parti e parë por s’mundi të themelonte Qeverinë pasi koalicioni parazgjedhor PAN doli numerikisht më përpara se Partia e Kurtit.

Gjatë rrugëtimit politik, Kurti është transformuar dhe ka ndryshuar. E ka pranuar flamurin e Republikës së Kosovës, ka shkuar në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, të cilën dikur as nuk e uronte kur shënohej ndonjë fitore.

Ka pranuar të mos e shkelë Kushtetutën dhe të pranojë një ministër nga Lista Sprska në Qeverinë e re.

Kryeministri i ri nuk do ta ketë afër vetes njeriun që luftoi brenda partisë së saj për ta bërë Kurtin Kryeministër. Vjosa Osmani do të jetë në një pozitë tjetër. Atë të Kryeteres së Parlamentit të Kosovës.

Dy udhëheqësit e ri nisin ndryshimin më të madh politik dhe të gjeneratave në politikën e Kosovës.

Related Posts

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al