Kurthi që Arjan Çani i ngriti Edi Ramës në “Zonë e Lirë” (FOTO)

Rikthimi i Edi Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” ku mungon prej 7 vitesh nuk mund të kalonte pa surpriza. Dhe për këtë ka menduar vetë moderatori i emisionit Arian Çani. Nisur nga fushata e kryeministrit i cili po i kërkon shqiptarëve një votë plebishitare për ti lënë atij dhe PS të vetëm timonin e qeverisjes, Çani ka pasur një ide origjinale. Ai ka shkuar vetë në një varrezë makinash dhe i ka shkulur timonin një makine të vjetër, dhe atë e ka mbajtur poshtë tavolinës së tij. “Ke disa javë që kërkon një timon ja ku e ke dhuratë nga “zona” – ka qenë ideja e Çanit. Kështu me këtë rast edhe nëse shqiptarët nuk i japin më 25 qershor më shumë se 70 vota, falë drejtuesit të “Zonë e Lirë”, kryeministri nuk do të mbetet pa asnjë timon.

Pasi Rama mori timon në dorë, Çani i tregoi pjesën bosh në mes, aty ku qëndron airbag-u.

“Këtu s’ke airbag, airbag ka qenë Meta, tani do jetë Basha. Po kujdes se Basha nuk ka airbag.” – u shpreh Çani, duke nënkuptuar se marrëdhëniet e Ramës me Metën nuk janë më si më parë. Ndërsa që prej marrëveshjes së 17 majit me Bashën, flitet se marrëdhënia mes tyre është më e mirë. (Lapsi.al) 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.