Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Fatos Arapi. “Fatos Arapi, sinonim i pashmangshëm shqiptar i Poetit, ndahet vetëm fizikisht nga jeta duke lënë pas kryeveprën e botës letrare, Poezine!”, thotë Kumbaro.
Më tej ministrja e Kulturës e mbyll mesazhin e saj me një poezi të Arapit.
Sepse siç thotë ai vetë:
“Jeta është stacion ndarjesh e takimesh.
Jemi përherë udhëtarë
dhe ndër duar, bagazh të pandarë,
një valixhe të vogël
përpjekjesh, sulmesh, kujtimesh”
Lamtumirë POET!