Nga Mirela Kumbaro
Sot, 23 gusht është Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare. Kjo do të shënohet sot edhe në Tepelenë, siç mund të shënohej kudo tjetër në Shqipërinë tonë që ka ende të freskët gjysëm shekulli diktature mbi supe. Edhe sikur 1 viktime te vetme të diktaturës të kishte pasur ia vlen të flitet dhe të kujtohet që e keqja të mos harrohet nëse duam të mos përsëritet më kurrë!
Aq më shumë kur SECILI nga ne ka historinë e vet apo të familjes që e ka ndjerë se si Shqipëria ka qenë një burg i madh. Secili ka një dhimbje për të treguar.
Por në radhë të parë fjala u takon viktimave të drejtpërdrejta që janë ende sot dhe duhet e kane nevojë të flasin. Edhe sikur 100 here ta kenë treguar nuk mjafton. Brezat duhet ta përcjellin. Prandaj çdo vend, çdo dokument, çdo njeri, duhet të dëshmojë. Askush s’ka tëë drejtë ta ndalojë. Askush më! “E shkuara nuk ka vdekur, madje ajo as nuk ka kaluar” Ministrja Kumbaro ka postuar edhe një foto me aktivitetet që do të zhvillohen sot në Tepelenë në kuadër të kësaj dite.