• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro dhe Gashi nënshkruajnë në Prizren Kalendarin Kulturor Shqipëri- Kosovë 2018

18/06/2018
Kumbaro dhe Gashi nënshkruajnë në Prizren Kalendarin Kulturor Shqipëri- Kosovë 2018

Në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi nënshkruan sot në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor 2018.

“Kultura është hapësira jonë e përbashkët, pa kufij, kultura dëshmon më së miri se nuk ka kufi tjetër mes Kosovës dhe Shqipërisë përveç atyre administrativë,”- u shpreh Ministrja Kumbaro. Më tej ministrja vlerësoi skenën e pavarur të Kosovës duke u shprehur se “Ne kemi njohur energjinë që ka skena e pavarur e Kosovës me të cilën duam të kemi një bashkëpunim, por edhe për të mësuar më shumë sepse skena e pavarur ne Tiranë nuk e ka të njëjtën pjekuri si në Kosovë. Në konceptim tim kultura është si lumenjtë, lumenjtë kur kalojnë vijën e ujit nga një vend në tjetrin, nuk pyesin nëse ka kufi dhe as që kanë pasaportë për ta treguar, kështu që unë gjykoj që ne duhet të krijojmë të njëjtin mjedis komunikimi për kulturën, për t’iu lejuar artistëve tanë të zgjerojnë audiencat e tyre“, tha ajo.

Ministri Kujtim Gashi e cilësoi nënshkrimin e kalendarit si një ditë të rëndësishme për të dy vendet. “Është ditë shumë e veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë. Ky akt hap rrugë të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri- Kosovë 2018 dakordëson aktivitete në fushën e trashëgimisë, që kanë të bëjnë me digjitalizimin e trashëgimisë dhe trajnime e edukim në fushën e restaurimit dhe konservimit; ekspozita në fushën e arkeologjisë dhe të muzeve; pjesëmarrje e Kosovës në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, që do të mbahet në Tiranë; projeksione të premierave të pesë filmave, bashkëprodhime të dy qendrave të filmit; AQSHF do të realizojë premierën e filmit pa zë “Balkan Wars”, shoqëruar me muzikë ‘live’ nga artisti kosovar Adorel Haxhiaj; bashkëpunime në fushën e librit, mes qendrave të fëmijëve, etj. Një ekspozitë e artistes Flaka Haliti do të sjellë në GKA veprat e saj bashkëkohore duke shënuar edhe ekspozitën e parë personale të saj në Shqipëri .

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al