Kukësi ka arritur të rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Luftëtarit. Verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro, nuk e kanë vënë për asnjë moment në diskutim fitoren, ku fillimisht ishte Et’hemi ai që zhbllokoi që në minutën e dytë të takimit, ndërkohë që Shkurtaj ka arritur të gjejë dy herë golin në këtë ndeshje, teksa vend ka pasur edhe për një gol të Rrocës.
Me këtë fitore, Kukësi e sheh veten në vendin e tretë tashmë me 14 pikë, vetëm 2 më pak se Bylisi i vendit të parë. Javën e ardhshme, Kukësi do të luajë përballë Partizanit në kryeqytet, ndërkohë që Luftëtari pret Tiranën në shtëpi.
Kukësi – Luftëtari 4-1
2′ Et’hemi, 26′, 63′ Shkurtaj, 51′ Rroca / 56′ Çela