Kthehet terrori në Francë, sulm me armë në Paris (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Rikthehet terrori në Paris. Të shtëna armësh janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Champs Elysees në qendër të kryeqytetit francez. Komuna e Parisit u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në zonë. Paraprakisht flitet për një polic të vrarë ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Të njëjtat burime shkruajnë se autori është neutralizuar. Policia lokale thotë se autori ishte i armatosur me kallashnikov. Përplasja me armë ka qenë e fortë. Mësohet se policia po ndjek një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se është fshehur në një garazh makinash aty pranë. Zona është evakuuar. Helikopterë po fluturojnë në zonë. Operacioni i policisë vijon.

Paris shooting- police officers have been injured in a shooting at the Champs Elysees