• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i ri i myslimanëve shqiptarë, zgjedhje nën hijen e Erdogan dhe Gylen

02/03/2019
Kryetari i ri i myslimanëve shqiptarë, zgjedhje nën hijen e Erdogan dhe Gylen

Zhvillime të papritura dhe shumë pikëpyetje ngre gara për zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Edhe pse disa ditë përpara u krijua bindja se fituesi ishte i paracaktuar nga qeveria, duket se nuk rezultoi kështu. Kryetari i ri është Bujar Spahiu, myftiu i Elbasanit. Ai mori shumicën e votave, plot 59. Ylli Gurra 26 vota dhe Gramoz Blliku 2 Vota. Kanë marrë pjesë në votim 87 anëtarë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi paraditen e sotme tek Medreseja e Tiranës. Por pas mesazhit të parë të Bujar Spahiut si kryetar i ri KMSH-së, ka reaguar ashpër Ylli Gurra, myftiu i Tiranës i cili ishte një prej kandidatëve në garë. Ai që ishte projektuar nga mazhoranca si fitues, në mënyrë të veçantë nga miku i tij Taulant Balla dhe segmente të tjera qeveritare, është shprehur se i gjithë procesi ishte një farsë. Sipas Gurrës kryetari i ri i KMSH-së u imponua nga organizata okulte, duke përmendur këtu edhe gylenistët.

“Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie. Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”-tha Ylli Gurra, i akuzuar shpesh në publik si ‘ushtar i bindur’ i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Nuk është ende e qartë se cilat janë zhvillimet që paralajmëron Ylli Gurra. Vetë kryetari i sapozgjdhur, Bujar Spahiu, tha se do të punojë për paqe dhe shpresë pasi për këto të dyja ka më shumë nevojë sot Shqipëria. Një ditë më parë u tërhoq befas nga gara kreu i deritanishëm i KMSH-së, Skënder Brucaj. Ndonëse ai e veshi largimin e tij me vizionin e një kleriku që i hap rrugë klerikëvë të rinj, në fakt Brucaj dyshohet se iku pas një presion permanent që atij i vinte nga Turqia. Presidenti Erdogan e akuzonte atë si njeri të Fetullah Gulen, si dhe vazhdimisht i ka kërkuar Edi Ramës të ndërhynte për ta mënjanuar Brucën nga drejtimi i KMSH-së.

Erdogan ka shkuar edhe më tej duke i vënë kusht Edi Ramës se ai s’mund të vinte në Tiranë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë nëse Brucaj do të mbante ende atë funksion. Për ndërhyrjet qeveritare në zgjedhjet brenda KMSH-së kanë reaguar një ditë më parë edhe përfaqësues të opozitës. Sali Berisha, Genc Pollo e Ervin Salianji ishin në unison kur thonin se qeveria ka paracaktuar Ylli Gurrën për kryetar të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ndërkohë sot u raportua se edhe një deputet i PS-së, Flamur Golemi, kishte ushtruar presion ndaj Myftiut të Gjirokastrës për të votuar kandidatin Ylli Gurra. Vetë myftiu Armand Islamaj e mohoi diçka të tillë. Reagimi i ashpër i Ylli Gurrës ngre shumë pikëpyetje.

A kemi të bëjmë thjesht me reagimin e një të zemëruari që humbet një garë për të cilën i kishin dhënë garanci qeveritare? Mos ndoshta është vërtet ashtu siç thotë Ylli Gurra se gylenistët ndikuan edhe kësaj radhe për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH-së? Për të kuptuar më mirë këtë mbase do duhet të presim reagimet nga Ankaraja zyrtare. Qasja që do të ketë Erdogan ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pjesëmarrja ose jo e tij në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë pritet të hedhin më shumë dritë mbi atë se kush është Bujar Spahiu. U zgjodh përmes një procesi transparent dhe është aty si përfaqësues i myslimanëve shqiptarë apo u imponua nga organizata të cilën Erdogan e ka shpallur si terroriste?/ LAPSI.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al