• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i Gjirokastrës ‘tradhton’ të majtët, nderon viktimat e komunizmit me zyrtarët e PD-së (FOTO)

19/02/2020
Kryetari i Gjirokastrës ‘tradhton’ të majtët, nderon viktimat e komunizmit me zyrtarët e PD-së (FOTO)

Provokim për të tërhequr vëmendjen, taktikë politike për të mbledhur vota apo mendjehapësi e Flamur Golemit, kjo nuk dihet ende me siguri. Kryebashkiaku i Gjirokastrës vazhdon ‘flirtin’ me të djathtët. Disa muaj pasi pastroi varrezat e ballistëve në Gërhot, sot ai është shfaqur në kalanë e qytetit me drejtuesit e shoqatës antikomuniste, ish-deputetë të PD-së, Enkeled Alibeiaj e Luan Baci,  kryetarin Dasho Aliko, ish-kryetarin Roland Bejko e shumë përfaqësues të tjerë të së djathtës. Nderuan viktimat e regjimit komunist në burgun e “Shtatë Penxhereve”. Golemi ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe fotot nga kjo ceremoni teksa shkruan se nëse historia harrohet, rrezikon që ajo të përsëritet në të ardhmen. Në ceremoni pati gjithashtu shtrëngime duarsh me zyrtarët e PD-së, buzëqeshje dhe komplimente të ndërsjellta.

Postimi i plotë i kryebashkiakut

Burgu famëkeq i “Shtatë Penxhereve” në Kalanë e Gjirokastrës është dëshmi e gjallë e mizorisë që përjetuan shumë shqiptarë nga katër regjime të ndryshme. Bashkë me përfaqësues të shoqatës së ish të përndjekurve politikë dhe fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” nderuam ata që humbën jetën në këtë burg. Secili të mbajë pjesën e vet të historisë, si dhe aftësinë e arsyetimit apo gjykimit për të shkuarën. Unë dua të shikoj përpara dhe të punoj që mbi rrënojat e së shkuarës të ngrihet një ardhme më e mirë për të gjithë. Sot ky burg është pjesë e trashëgimisë tonë historike, evokon çmendurinë e një kohe tjetër që nuk kthehet më dhe na duhet gjithashtu si objekt në funksion të turizmit. S’kisha hezitim të shkoja në këtë ceremoni kur mora ftesën nga organizatorë pasi mendoj, se nuk duhet të harrojmë të kaluarën, ndryshe rrezikojmë që ajo të përsëritet në të ardhmen.

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026
4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës nga Saranda, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani
Kryesore

4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës nga Saranda, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al