Vritet kryetari i bashkisë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryetari i Bashkisë në një qytezë të vogël meksikane u vra pas më pak se dy orësh nga marrja e detyrës. Alejandro Aparicio sapo kishte bërë betimin si Kryebashkiaku i Tlaxiaco-s, një qytezë në shtetin e Oaxaca-s dhe ishte rrugës për një takim në zyrat e bashkisë, i shoqëruar nga disa kolegë, kur një burrë hapi zjarr ndaj tyre të martën.

Aparicio dhe tre të tjerë u dërguan në spital, ku edhe u shpall i vdekur nga mjekët, me plagë në mushkëri. Një prej shoqëruesve, gjithashtu punonjës i bashkisë, vdiq një ditë më pas. Në momentin e vrasjes rreth tij kishte dhjetëra mbështetës, të cilët u larguan të frikësuar pasi dëgjuan të shtënat e para. Ndërsa disa të tjerë u panë të mbanin të shtrirë në tokë një njeri që mendohet se është edhe vrasësi.

Ai është identifikuar nga autoritetet vetëm me iniciale, J.M.V., 34 vjeç, dhe është arrestuar si i dyshuari i vetëm për vrasjet./a2news.com/