Kriza politike që ka përfshirë vendin, zgjedhjet e 30 qershorit, dekretet e presidentit Ilir Meta, dhe zhvillime të tjera pritet të jenë në fokusin e dy konferencave të njëpasnjëshme të ditës së sotme. I pari që do të flasë do të jetë kryeministri Edi Rama.
Në orën 11:00 Rama do të mbledhë gazetarët në një bashkëbisedim. Pritet që ai të flasë për krizën politike zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkaq në orën 12:00 presidenca ka thirrur një konferencë për mediat. Edhe në këtë konferencë pritet që në fokus të jetë kriza politike në vend dhe rrugët se si mund të dilet nga kjo situatë e rëndë ku është përfshirë Shqipëria.