Kriza, ikën një tjetër futbollist nga Gjirokastra: Kisha 6 rroga pa marrë tek Luftëtari, nuk dinë të na mbajnë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Mesfushori Maldin Ymeraj u largua para pak ditëve nga skuadra e Luftëtarit, për të vazhduar karrierën në Greqi te skuadra e Panaxaiki. 

Futbollisti në një intervistë për emisionin ‘Sport Plus’ në televizionin ‘Klan Plus’, ka shpjeguar se për shkak të problemeve financiare, aventura në Gjirokastër nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, 24-vjeçari u shpreh se në Greqi futbolli është më i pasur nga ana e taktikës.

Largimi nga Luftëtari? Problemet financiare, për mua dhe për të gjithë lojtarët, pak a shumë e dinë të gjithë, që kishim shumë rroga të prapambetura. Unë kisha 6 rroga. Unë vazhdova në gjyq dhe e mbylla me Luftëtarin në këtë mënyrë, ishte pak keq mënyra, por fajin nuk e kemi vetëm ne futbollistët, e kanë dhe ata që nuk na mbajnë dot.

Tifozët e Luftëtarit më bënë të krijoj besim tek vetja dhe ishte një periudhë shumë pozitive për mua dhe pse e mbylla pak keq, por asnjëherë nuk them që nuk ka të ardhur në Shqipëri për mua.

Greqia? Këtu organizimi është më i mirë, futbolli është më i pasur nga ana e taktikës. Janë shumë gjëra pozitive për mua dhe do të jap maksimumin si profesionist që jam në të gjitha skuadrat ku do të vazhdoj në karrierën time.