Kriza e sulmit, në Gjirokastër tani kursehen edhe për… golat

Të luash mirë, jo gjithmonë do të thotë të fitosh pikë të rëndësishme që të shërbejnë për të bërë llogaritë në fund të kampionatit. E njëjta gjë po i ndodh skuadrës së Luftëtarit që deri tani ka zhvilluar ndeshje shumë të bukura dhe të luftuara, nuk ka arritur të koleksionojë pikë. Kjo, si pasojë e mungesës së një sulmuesi goli. 

Dejvi Bregu është i fundit që ka shënuar për skuadrën gjirokastrite në humbjen që këta të fundit pësuan 1-2 me Kamzën në shtëpi. Dhe, nga aty, ekipi duhet të gjejë forcë dhe të bëjë një reflektim në lidhje me këtë situatë.

Që nga java e pestë e kampionatit mungojnë golat për ekipin gjirokastrit dhe tregojnë qartazi mungesën e efiçencës përpara portës kundërshtare. Mundësitë për të shënuar kanë qenë të shumta, ashtu si edhe në ndeshjen me Skënderbeun, por finalizimi i dobët e ka penguar Luftëtarin të marrë rezultate pozitive.

GOLAT- Vetëm 3 gola të shënuar në 8 javë kampionat janë një sinjal i qartë se te Luftëtari nuk po shkojnë siç duhet gjërat, sidomos në repartin e avancuar. Largimi i Rexhinaldos, por edhe forma jo e mirë që po kalojnë lojtarët e sulmit kanë bërë që bluzinjtë të jenë ekipi me sulmin më të dobët deri tani në kampionat.

Luftetari-700x448

E çuditshme, sepse vjet ishin një makineri golash. Dejvi Bregu dhe dy golat e Kristal Abazajt nuk e shpëtojnë dot sulmin e Luftëtarit. Trajneri Hasan Lika duhet ta ndryshojë patjetër këtë ecuri për ta rikthyer ekipin te rezultatet pozitive. Diçka që duhet të vijë që në javën e ardhshme, ku kundërshtar do të jetë Lushnja. Sfida është më shumë sesa një finale, prandaj në Gjirokastër nuk presin më hapa falsë./panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published.