Kriminale/ Zbulohet në Gjirokastër magazina me 18 tonë makarona të skaduara (VIDEO)

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi kamerën e fshehtë, që tregonte një magazinë në Strumë të Roskovecit, që shiste makarona të skaduara të ardhura nga Greqia. AKU ka nisur aksionin menjëherë dhe ka bllokuar 18 tonë makarona të skaduara në një magazinë në Gjirokastër. Malli i sekuestruar i përkiste subjektit ‘Vako Treg’ Sh.p.k Gjirokastër.  Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron.

“Pasi mbërritën në subjekt, për shkak të orës së vonë nuk u bë i mundur verifikimi. Për këtë arsye trupa inspektuese e AKU-së ka qëndruar deri në mëngjes kur ky subjekt është hapur. Pas kontrollit u konstatuan 18 tonë produkte të skaduara dhe për më tepër i kishin shpërndarë në subjekte të tjera kësisoj produktesh. Ndaj subjektit në fjalë u mor masë administrative gjobë 800 mijë lekë të reja”, thuhet në njoftim.

Aksioni ka vijuar edhe në qytete të tjera për të zbuluar se ku janë shitur këto produkte.  Shihni më poshtë denoncimin e plotë të emisionit ‘Stop’.  

© ArgjiroLajm.net