• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi ‘bën kërdinë’ në Shqipëri, 19 persona të zhdukur në mënyrë misterioze vetëm në Vlorë

14/09/2018
Gjirokastër, ndalohet një adoleshent në lagjen ‘Punëtore’

Janë 19 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve. Pas denoncimit të familjarëve, Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre. Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e të shumtëve prej tyre janë për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje, që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën.

Biznesmeni i zhdukur, Adriano Jaho

Burime nga Policia bënë të ditur se nuk përjashtojnë dyshimin se ata mund të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar, këta persona konsiderohen veçse të zhdukur. Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017-s në fshatin Romës të Vlorës. Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozuar dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Ksandro Imeraj, i zhdukur

Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Por që prej asaj dite, nuk ka të dhëna që viktima të jetë identifikuar.

Ariseld Maze, i zhdukur

Ndërkaq, disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afërmit e tyre janë edhe zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, 28 vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017-s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk janë kthyer më që nga ajo ditë. Familjarët e tyre bënë apel për ndihmë dhe denoncuan rastin në Polici. Ksandro Imeraj, 32 vjec, është një tjetër i ri, që zhdukja e tij është denoncuar nga të afërmit, edhe nëpërmjet medias.

Albano Xhaferri

Ai u zhduk në ditët e fundit të marsit të këtij viti teksa dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det ku ishte nisur drejt Italisë me mjet lundrues. Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. Albano Imeraj, 26 vjeç u gjet pa jetë pranë monumentit të Pavarësisë. Veç rasteve që janë denoncuar nga vetë familjarët në media, Policia e Vlorës nuk bën të ditur emrat e personave të tjerë të zhdukur. Por, sipas të dhënave zyrtare, nga personat e humbur, 4 dyshohet se janë zhdukur në det, shkruan Panorama.

Dyshohet se ata ishin nisur drejt Italisë për të transportuar lëndë narkotike apo për t’u larguar nga Shqipëria. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për të cilët dyshohet se mund të jenë vrarë ose janë larguar nga banesat e tyre dhe për shkaqe sigurie kanë humbur gjurmët.

Vetëm në këtë vit janë shtatë denoncime për të zhdukur në Qarkun e Vlorës. Mes personave të zhdukur janë edhe dy emigrantët e ardhur së bashku nga Belgjika, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Ata rezultojnë të zhdukur prej dy muajsh dhe nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre./panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al