Kreu i PD Gjirokastër fyen dhe ‘kërcënon’ Tërmet Peçin: Bëj kujdes! Një ditë nuk do të kesh më…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Roland Bejko/ Kreu i PD Gjirokaster

Edi Rama si kryeministër i vendit duhet ta shkarkojë kryebasjkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin dhe të distancohet prej tij! Një muaj më parë ishim në Tepelenë për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e kampit famëkeq të shfarosjes ku humbën jetën edhe 300 fëmijë.  Në ceremoninë zyrtare të aktivitetit mori pjesë edhe Tërmeti në cilësinë e kryebashkiakut.  Po të isha organizator i aktivitetot nuk do ta kisha lejuar pjesëmarrjen e tij, pasi e njoh kush është.

Tani, Tërmet enveristi u deh nga mishi paratë dhe pushteti dhe na bën karshillëk duke i kënduar diktatorit Enver Hoxha. Enver Hoxha, është diktatori komunist më gjakësor i Lindjes komuniste. Për 41 vjet me rradhë ai i izoloi shqiptarët nga pjesa tjetër e botës duke e rrethuar kufirrin me një mur të pakapërcyeshëm telash me gjemba, pushkatoi, burgosi dhe internoi 1 në 3 shqiptarë duke instaluar sistemin e luftës së klasave. Zhduku pronën private dhe instaloi sistemin e ekonomisë kolektive duke i bërë shqiptarët popullin më të varfër, më të uriturin dhe më të prapambeturin e Evropës.

Tani, 27 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, pinjolli i kriminelit Shefqet Peçi që iku nga kjo botë pa i hyrë gjemb në këmbë për vrasjet që bëri ndaj shqiptarëve që gjatë luftës e deri sa mbylli sytë, po i shijon të mirat e kapitalizmit si askush tjetër më parë në Tepelenë.

La rrugët që i kishte aq për zemër në ’97-ën dhe kokra e injorantit u bë kryebashkiak Edi Rama. Duhet të kalojë sa më shpejt ligji i dekomunostizimit në Parlament, jo se me atë ligj do tju dalë Enveri dhe komunizmi nga zemra, por të paktën kjo farë e keqe nuk do ketë më mundësi të na bëjë karshillëk me diktatorin nga poltronet e pushtetit.

Kryeministri, nëse ka një të tillë të përgjegjshëm Shqipëria duhet ta shkarkojë menjëherë nga detyra e kryetarit të bashkisë Tepelenë Tërmet Peçin sepse në darkën e festës së 75 vjetorit të çlirimit të qytetit ka shkelur ligjin duke evokuar figurën e diktatorit në një festë zyrtare.  Por ne e dimë që Edi Rama nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse Tërmeti për të është pasqyra ku ai shikon futyrën e tij.

Dhe Tërmeti vet duhet ta dijë se një ditë nuk do ta ketë këtë mbrojtje dhe mirë është të ketë kujdes me ligjin. Herët a vonë do ballafaqohet me drejtësinë. Tepelena dhe tepelenasit që kanë bërë aq shumë për lirinë e Shqipërisë nuk e meritojnë epitetin “enveristë”. Ftoj qytetarët dhe intelektualët e përgjegjshëm të Tepelenës të reagojnë ndaj këtij akti. Ata duhet ti tregojnë vendin që meriton këtij aventurieri që po e njollos