Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.
Kështu KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri. Ajo do të zëvendësojë në Kuvend Tritan Shehun.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, Andi Përmeti.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listen shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Erion Piciri.
Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare.