Kostiç drejt largimit nga Gjirokastra? Dy emra që mund të marrin drejtimin e Luftëtarit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Tri humbje radhazi dhe një lojë që nuk bind. Luftëtari ndodhet në një moment shumë të vështirë dhe në këto situata ai që “paguan” është trajneri. Pozitat e sllovenit Millosh Kostiç në stolin gjirokastrite janë lëkundur ndjesh, edhe pse ai pas ndeshjes tha se nuk ka frikë për shkarkimin. 

Është një situatë e papranueshme dhe tashmë në ambientet futbolldashëse kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për zëvendësuesin e mundshëm të sllovenit. Kandidat serioz duket Gentian Mezani, ish-trajneri i Flamurtarit dhe Laçit sezonin e fundit, aktualisht pa ekip.

Mezani konsiderohet një alternativë interesante, por është përmendur edhe emri i Shkëlqim Muçës. Drejtuesit e Luftëtarit nuk e kanë shprehur qëndrimin e tyre për çështjen e trajnerit pas humbjes së fundit. Ndoshta ndërprerja e kampionatit u jep atyre të drejtën ta gjykojnë situatën me më shumë gjakftohtësi dhe të marrin vendimin e duhur për të ardhmen e ekipit.