• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronavirusi, qeveria merr një tjetër vendim

24/03/2020
Koronavirusi, qeveria merr një tjetër vendim

Qeveria ka vendosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në kushtet kur vendi është në një karantinë të plotë nga koronavirusi.

NJOFTIMI I PLOTË

1
VENDIM
Nr.243, datë 24.3.2020
PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE
Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës
“ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe të pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për
mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të
ministrit të Shtetit per Rinde rtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të
epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
2. Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës
deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
3. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë
27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet
Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe
bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të
burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së
shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i
KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.
4. Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të
ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik
dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin
publik dhe ndihmën humanitare.
5. Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje
të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
6. Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e
jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:
6.1. Institucionet publike:
a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së
fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë
buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në
dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur
nga COVID-19;
f) të krijojnë dhe tësigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë
masat parandaluese për të evituar infektimin;
g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e
karantinës;
gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme
materiale për shmangien e infektimit.
6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:
2
a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së
shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedure
̈
n e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin
dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;
ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara
nga fatkeqësia natyrore;
d) të kufizojnë organizimin e grevave;
dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me
nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin
e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;
ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.
6.3. Subjektet private:
a) të respektojnë procedurat dhe masat pe
̈
r karantinën;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes
civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për
të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së
fatkeqësisë natyrore.
6.4. Shtetasit:
a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin
procedurat e kërkuara, në mënyrë të vec
̧
antë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e
mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen nëdetyra tëvec
̧
anta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për
të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për
parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin
normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të
ndryshuar, mbeten në fuqi.
8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet
shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025
Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al