Moti i keq ka sjellë edhe pasojat e para, përveç bllokimeve në rrugë. Ditën e enjte do të mbyllen të gjithë shkollat në qarkun e Korçës për shkak të motit të keq. Drejtoria Arsimore Rajonale Korçe, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor, vendos ndërprerjen e tij për nesër dt. 10.01.2018. Ndërkohë sa i përket Gjirokastrës, ende nuk është një marrë një vendim i tillë. Pritet që kjo të ndodhë gjatë ditës së sotme. Megjithatë për aq kohë sa rrugët janë të bllokuara, praktikisht edhe shkollat do të qëndrojnë mbyllur.
©Argjirolajm.net