• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kopilin, që s’e mban askush më në prehër! Dhe biseda mes dy kryebashkiakëve për portretin e Bashës

13/09/2019
Na lodhe Lul….

Nga Mero Baze

– Një nga këta kryetarët e Bashkive që drejtohej nga PD gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, u tregua miqësor me pasardhësin socialist dhe e shoqëroi deri në zyrë. Duke dalë i tha:

– Kam vetëm një kërkesë!

-Çfarë ke, ma thuaj,- i tha kryetari i ri i PS.

-Se mos vësh portretin e Ismail Qemalit aty në krye të zyrës?

-Po kë të vë, të Ilir Metës?

-Për mua më mirë vë të Lulit, se prej atij e ke këtë karrige, se po të mos ishte ai, s’kishe për t’u bërë kurrë kryetar bashkie.

Historia që është e vërtetë dhe po kursej emrat për etikë, në fakt ka hapur një debat të madh tashmë mes gjithë aktorëve që nxorën PD-në nga sistemi, se kush e mori këtë vendim.

Sali Berisha u distancua mbrëmë nga autorësia e këtij akti të paprecedentë të një opozite në Shqipëri, duke deklaruar se vendimet politike janë të Lulzim Bashës dhe ai ka qenë gjithnjë mbështës si deputet luajal.

Ilir Meta po ashtu ka deklaruar se vendimi është marrë kundër vullnetit të tij dhe se bën përgjegjës Bashën e Kryemadhin.

Basha në çdo takim me të huaj, u thotë në konfidencë se “nuk ka çfarë i bën Berishës dhe nuk mundi ta shmangte bojkotin”.

Kryemadhi në çdo takim thotë që na mori më qafë Basha me Berishën.

Tani që të gjithë e kuptojnë masakrën që i bënë PD-së, kanë filluar të shmangin dhe përgjegjësinë për këtë vendim.

Formalisht vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar i PD, ku u propozua nga Basha, dhe kjo e bën dhe më kolektive përgjegjësinë.

Por fakti që askush nuk do ta marrë personalisht përgjegjësinë për marrjen e këtij vendimi, tregon se të parët që kanë reflektuar mbi krimin që kanë bërë ndaj PD-së, janë vetë vendimmarrësit e këtij krimi.

Ata po sillen tani, si vrasës të penduar të PD, dhe po përpiqen t’ia lënë njëri- tjetrit “kopilin në prehër”, duke mos marrë askush përsipër që është autor i këtij akti.

Në të vërtetë të gjithë e dimë dhe kuptohej qartë dhe nga zhvillimet që akti i bojkotit të zgjedhjeve, ishte vazhdim i aktit të dorëzimit të mandateve, pasi u pa që dorëzimi i mandateve nuk zgjoi reagimin që priste Berisha e Meta, për të nxjerrë njerëzit në rrugë.

Duke bojkotuar dhe zgjedhjet, u mendua se do rritej ndjeshmëria. Kur as kjo nuk ndodhi, atëhere hyri në lojë Ilir Meta që anuloi 30 Qershorin me shpresë se kështu njerëzit do kishin një arsye ligjore për dhunë.

Në fund nuk ndodhi asgjë dhe të gjithëve u ngeli në dorë një opozitë jashtë sitemit, jashtë Parlamentit, jashtë bashkive…

Tani ka filuar faza e dytë e reflektimit, ajo e mos marrjes së përgjegjësisë për këtë që kanë bërë. Berisha i cili ishte arkitekti i gjithë kësaj historie u distancua duke ja lënë faturën Lulzim Bashës. Me shumë gjasa të gjithë atij kanë për t’ia lënë.

Ajo skena e humorit me dorëzimin e postit nga një kryebashkiak i PD, përmbledh të gjithë atë që Basha i ka bërë PD-së, duke i hapur rrugë kësaj marrëzie, edhe pse nuk është vepër e tij.

Tani, ose ta mbrojë e të vazhdojë me bojkotin dhe jashtë sistemit, ose të tërhiqet duke akuzuar Berishën e Metën si autorë. Në të dyja rastet do të humbasë, por së paku të justifikojë “respektin” që duhet t’i bëjnë disa bashiakë socialistë, që t’i mbajnë portretin në zyrë./TemA/

Related Posts

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

11/07/2025
“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al