Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ, që PD dhe LSI mos të kenë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji rrëzoi padinë e opozitës për mos regjistrimin e anëtarëve të KZAZ.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore.
Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ.
PD dhe LSI depozituan të shtunën (18 maj) pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor, edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor.
Vendimi i Kolegjit natyrisht që vlen edhe për kryetarët e dy partive opozitare në Gjirokastër; Dasho Aliko e Krenar Kulla, të cilët javën e shkuar tentuan të regjistronin në KZAZ-të e Gjirokastrës, Dropullit e Libohovës anëtarët e partive të tyre, edhe pse kishte një vendim të KQZ-së që e ndalonte regjistrimin. Me siguri që vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor e ka qartësuar më tepër Dasho Alikon dhe Krenar Kullën.