Koço Kokëdhima i ka bërë thirrje ish-ministrit Saimir Tahiri, që të ruajë kokën nga e gjithë kjo histori.
“Tahiri është marrë në qafë nga Edi Rama.
Ai mblodhi njerëz nga rruga dhe i beri ministra.
Ata e konsideronin vetën si kërthizën e botës dhe njihnin vetëm diellin dhe Ramën.
Unë e këshilloj Saimir Tahirin të bashkëpunoje me drejtësisë, dhe të ruajë kokën e tij.
Kështu di të them.
Rama e mori dhe e përdori.
Rama do ti çojë si mish për kokë dhe të bashkëpunojë me drejtësisë.
Unë i them të ruaj kokën dhe nuk po bëj shaka” tha Kokëdhima në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24